Inter-Parma 1-1 pas 90 minutash, gjithcka do te shkoje ne shtese dhe do te vendoset aty. Pjesa e pare pa vetem nje rast nga Interi i Inzaghit qe eshte edhe fituesi i Kupes ne fuqi. Me pas, loje kaotike dhe Parma qe me një eurogol nga Stanko Juric i dha epërsinë skuades se tij në San Siro ndaj Interit. Ndeshja e Kupes se Italise mes skuadres se Inzaghit me disa mungesa dhe rotacion ka nisur si mos me keq, pasi skuadra e Serie B ka gjetur nje gol spektakolar: 1-0 për dukalët ndaj Interit pak minuta nga fundi i pjesës së parë, por çfarë shfaqjeje!
Vertikalizimi dhe pasimi me thember nga Sohm qe gjen Juric i cili me nje goditje te forte dhe ne kendin e portes befason Onanën që megjithate u hodh ne tentative per te arritur ate top. Tifozeria zikalter ka nisur vershellimat e para…
Pjesa e dyte – Ne pjesen e dyte, edhe duke futur te gjithe sulmuesit, pervec Lukakut, Interi ka qene po njesoj me sulme shume te ngadalta dhe krahet ne veshtiresi deri kur 1 minute nga fundi i ndeshjes do te ishte Lautaro ai qe do te gjente golin e barazimit 1-1 dhe kohen shtese si ndaj Empolit vjet.
Kujtojmë edhe rregulloren e këtyre 1/16-ave të Coppa Italia: ndeshjet luhen në një ndeshje të vetme, për këtë arsye nëse rezultati është barazim në minutën e nëntëdhjetë, do të vazhdojmë me shtesë dhe mundësisht me penallti.
Parma në Milano rikthen Gigi Buffon në San Siro. Kapiteni i Parma-s, i kthyer nga një dëmtim mjaft i gjatë, rikthehet të përballet me Interin, për të dyzetë e dytën herë në karrierë, skuadra e dytë më e kryqëzuar në karrierën e tij pas Milanit (me 47 ndeshje). Dhe pas disa kohesh do te mbushe 45 vjeç… Pikerisht Buffon ne minutat shtese beri nje superpritje ndaj Edin Dzekos…