“Lautaro nuk bën punë, duhet kthyer Neymar që këtë verë”

9 Korrik 2020
14:58
Alfred Lleshi
back button

Rivaldo, i cili gjithmonë ka sponsorizuar rikthimin e Neymar përpara blerjes së Lautaro Martinez, beson se tani është koha që Barcelona të përqendrohet vetëm te bashkatdhetari i tij në merkato: “Klauzola e Lautaro tashmë ka skaduar dhe Barcelona do të duhej të negocionte me Interin. Pa dyshim, besoj se tani duhet të përqendrohet vetëm te Neymar. Dhe ta bëjë që këtë verë. Nëse Neymar bashkohet me Messin, Barcelona do të jetë përsëri skuadra sensacionale që fitoi kaq shumë vite më parë. Neymar është nënshkrimi më i mirë për grupin, për t’i dhënë alternativa trajnerit në planin taktik, madje edhe për t’i mundësuar ndonjë pushim të nevojshëm Messit”.

Duke folur për zbritjen e Espanyol nga La Liga, braziliani e konsideroi një turp: “Espanyol është rivali i përjetshëm i Barcelonës. Pavarësisht kësaj, e prita me shumë keqardhje zbritjen një kategori më poshtë. Është e turpshme, sepse futbolli spanjoll do të humbasë një derbi të madh, një rivalitet të madh. Me siguri, shumë tifozë të Barçës do të jenë të lumtur, teksa shohin që rivali i përjetshëm zbret një kategori më poshtë. Nuk mbaj mend t’i shoh ato jashtë La Liga-s, por ky është futbolli. nëse nuk i bën mirë gjërat, përfundon kështu, e paguan shtrenjtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit