Lautaro te Barcelona, flet drejtori zikaltër: Ka vetëm një mënyrë…

28 Maj 2020
9:08
Alfred Lleshi
back button

Pas disa javësh thashetheme nga Spanja, që e shohin Lautaro Martinez më afër Barcelonës, ​​ky është pozicioni zyrtar i Interit. Piero Ausilio, i intervistuar nga “Sky Sport”, frenon me vendosmëri shitjen e sulmuesit argjentinas dhe vendos kushte të qarta për Blaugrana-t: “Lautaro? Ne nuk e shesim. Ka vetëm një mënyrë për ta marrë atë nga Interi, duke paguar klauzolën e lirimit në kontratë. Kjo klauzolë është e qartë, gjithashtu ka afate shumë specifike ekonomike. Është një klauzolë që skadon ditët e para të korrikut, kështu që nuk do të zgjasë për një kohë të gjatë”.

Barcelona, ​​megjithatë, duke luftuar si të gjitha klubet me krizën e rëndë ekonomike për shkak të “Coronavirus”, vështirë se do të jetë në gjendje të paguajë 111 milionë euro. Për këtë arsye po përpiqet të përfshijë disa homologë teknikë (lojtarë të tjerë) në marrëveshje. Kjo zgjidhje si duket nuk i intereson Interit. Drejtori sportiv zikaltër më në fund pranon kontaktet me Barcelonën, por ende sqaron se Interi nuk është i gatshëm të bëjë lëshime:

“Ne jemi duke e llogaritur Lautaro për të ardhmen. Ai ka ende kontratë 2-vjeçare me Interin. Lojtarët më të rëndësishëm nuk do t’i shesim. Do t’i ruajmë ata dhe përfundimisht të forcohen në treg. Kjo vlen edhe për Lautaro. Barça? Shumë klube kanë kontaktuar me ne për t’u interesuar për Lautaro. Një nga më ngulmueset është Barcelona. Ne kemi një marrëdhënie miqësore dhe të përzemërt me katalanasit, por u kemi thënë se nuk është në shitje. Nëse Barça dëshiron Martinez, duhet të paguajë klauzolën dhe mjaft më me thashetheme të tjera. Më duket se jam i qartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit