Lautaro te Barcelona? Legjenda e Inter ka një ide tjetër

13 Nëntor 2019
20:24
back button

Në një intervistë për median spanjolle “Marca”, ish-legjenda e Inter, tashmë në cilësinë e zëvendëspresidentit të klubit zikaltër, Javier Zanetti ka folur ndër të tjera për përballjen që e pret skuadrën italiane ndaj Barcelonës dhe Leo Messin në veçanti, por edhe për Lautaro Martinez dhe shanset që argjentinasi të transferohet te katalanasit.

Messi, nuk ia doli kurrë t’i shënojë Interit, është një nga pak skuadrat të cilave nuk u bërë gol…

“E njoh mirë Leon. Do të jetë gjithmonë më i miri në absolute. Për të luajtur kundër tij duhet të jesh shumë i përqendruar. Të shohim se çfarë do të ndodhë në Milano kundër Barcelonës, por këto dy ndeshje sigurisht do të na ndihmojnë të rritemi. E dimë tashmë që Inter ndodhet në rrugën e duhur. A më surprizon ende Messi? Bën gjithmonë gjëra të pabesueshme. Nëse sheh statistikat e tij, trembesh. Si argjentinas më bën të lumtur, akoma më shumë si ish-shok ekipi. Nuk e di nëse është më i miri, por është një nga më të mirët në histori”.

Nuk ka koleksionuar ende aq ndeshje sa ju me fanellën e kombëtares, ti numëron 145 prezenca, ndërsa Messi 136…

“Nuk i duhet edhe shumë për të më parakalauar. Madje e meriton, e di se çfarë ndjen për fanellën e Argjentinës. Nuk ka fituar akoma asgjë me përfaqësuesen, por mund të ndodhë në futboll. Fiton vetëm një skuadër dhe duhet pranuar. Shpresoj që fati t’i japë të paktën një titull me fanellën e Argjentinës”.

Si e sheh shpërthimin e Lautaro Martinez?

“Është vetëm 22 vjeç dhe ka shpërthyer me një rendiment shumë të lartë në pak kohë. Si ia rrëmbyem Atleticos? Respektojmë të gjithë, por mësuam se ekzistonte mundësia për ta marrë dhe ia dolëm të bënim një investim që do të shpërblejë në të ardhmen”.

A do të jetë e vështirë ta mbani, sepse Barcelona ka shanse të marri?

“Ideja është që të qëndrojë me ne. Është vetëm 22 vjeç dhe shpresoj të qëndrojë për një kohë të konsiderueshme. Tek Inter mund të jetë i rëndësishëm që tani”.

A do të doje që Mourinho të rikthehet të drejtojë?

“Duke njohur Jose do të jetë duke pritur një shans në ndonjë klub elitar. E jeton futbollin me passion, është një trajner i përgatitur. Me atë kam kujtime të mëdha. Me siguri do ta shohim shumë shpejt në një pankinë. A do të jetë në Madrid? Nuk e di. Atje ka stërvitur tashmë, e nje atë klub. Por përpara se të marrë një vendim do të analizojë gjithçka në përgjithësi. Është një trajner për klube të mëdha”.

Pse nuk ke luajtur kurrë në Spanjë?

“Kisha oferta dhe isha shumë pranë transferimit te Real Madrid, para se të firmosja për Inter. Por, që kur mbërrita te zikaltërit kuptova që Inter ishte vendi im në botë. Inter është familja dhe jam i lumtur që ia dola të mbyll karrierën aty”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit