Lautaro zbulon sekretin e karrierës, ja pse kërkoi ndihmën e psikologut

26 Korrik 2021
10:37
Alfred Lleshi
back button

Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka pranuar se është konsultuar me një psikolog në përpjekje për t’u përmirësuar në aspektin disiplinor. Ai ishte i lidhur me një transferim te Barcelona verën e kaluar, por në vend të kësaj qëndroi në Itali, ku ndihmoi klubin e tij të fitonte titullin e Serie A.

23-vjeçari, megjithatë, nuk ishte plotësisht i kënaqur me performancat e tij, veçanërisht me numrin e kartonëve të verdhë që mori. Ai ka pranuar se ka ndërmarrë hapa për ta përmirësuar këtë problem.

“Unë jam në një fazë shumë të rëndësishme të karrierës dhe këtë vit kam ndjerë diçka që nuk e kisha njohur më parë, – shpjegoi ai ndërsa fliste për shtypin në vendlindje. – Jam i lumtur dhe i kënaqur me karrierën time, gjithçka që bëj tek Interi po më ndihmon në ekipin kombëtar. Jam duke u përmirësuar fizikisht, po stërvitem me kujdes për të hyrë në formën kulmore.

Ishte më e komplikuar të punoja mbi mentalitetin tim. Bërja baba më ka ndihmuar të zgjidh shumë gjëra jashtë fushës. Një psikolog më ka ndihmuar të protestoj më pak ndaj vendimeve arbitrale dhe të marr më pak kartonë të verdhë. Kontrolloni statistikat dhe mund të shihni se jam përmirësuar edhe nga ana disiplinore. Një sezon i ri është në horizont, po ashtu edhe Kupa e Botës 2022”.

Në të vërtetë, provat sugjerojnë se vizitat e Lautaro te psikologu e kanë ndihmuar. Gjatë sezonit 2019-2020, ai mori 11 kartonë të verdhë në të gjitha garat, gjithashtu edhe një karton të kuq. Një vit më vonë u ndëshkua vetëm pesë herë në Serie A, pavarësisht se luajti çdo ndeshje. Për më tepër, rriti edhe finalizimin në mënyrë mbresëlënëse, duke shënuar 17 gola dhe dhënë 10 asiste më shumë. Të dyja shifrat më të larta në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit