Në javët e kaluara është folur për një kthim të mundshëm në futboll të Ezequiel Lavezzi-t.
Argjentinasi mund të kthehet në fushë në moshën 35 – vjeçare. Të paktën kjo është ajo që do të donin tifozët e tij të shumtë.
Nuk ka të njëjtin mendim Natalia Borges, e fejuara e tij e bukur që, nëpërmjet disa postimeve në Instagram, i është përgjigjur pyetjeve të shumta në lidhje me të ardhmen e partnerit të saj.
“A po stërvitet Pocho?”, e kanë pyetur ndjekësit. “Po, shumë… me mua”, është përgjigjur Borges. “A do të kthehet të luajë futboll? Jo, nuk dua. E stërvis unë dhe kaq”.