Lazio bindet plotësisht, gati oferta për yllin e Kosovës

10 Gusht 2020
13:54
Alfred Lleshi
back button

Lazio është e gatshme të bëjë ofertë për sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqi, sipas “Gazzetta Dello Sport”. Bardhekaltrit e presidentit Claudio Lottito shpresojnë ta ulin çmimin e 26-vjeçarit të kombëtares së Kosovës në 20 milionë euro, duke shfrytëzuar drejtorin sportive, Igli Tare, që është shqiptar, por edhe situatën e pasigurt financiare të punëdhënësit të tij në Stamboll. Kujtojmë se Muriqi është objekt dëshire në merkato edhe të klubeve të tjera europiane.

Ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Fenerbahce, në sezonin 2019-2020. Po ashtu, është lider i sulmit të kombëtares kosovare, me të cilën ruan ende shpresa kualifikimi në Kampionatin Europian përmes ndeshjes së “play-off”-it në Ligën e Kombeve, që do ta luajë me Maqedoninë e Veriut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit