Lazio duartroket Strakoshën, ylli kuqezi synon podiumin

19 Mars 2020
17:51
Denis Hakanaj
back button

Lazio ka qenë një nga surprizat e këtij sezoni në Itali.

Bardhekaltrit, në fakt, janë në luftë për titullin në Serinë A e Juventus-in dhe Inter-in. Vrapi i lojtarëve të Inzaghi-t është ndalur nga Coronavirus, që ka çuar në pezullimin e kampionateve.

Një nga protagonistët e lacialëve në këtë sezon ka qenë edhe portieri  i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili është portieri i katërt në 20 vitet e fundit të historisë së klubit për sa i takon numrit të ndeshjevee pa  pësuar gol.

Duartrokitje për Thomas, që në 147 ndeshje me bardhekaltrit e ka mbajtur të paprekur rrjetën e portës plot 46 herë. Rekordi mbahet nga Marchegiani, me 145 ndeshje pa pësuar gol në 339 takime.

Pas tij vjen Peruzzi me 75 nga 226 dhe podiumi mbyllet nga Marchetti me 68 nga 194. Portieri shqiptar  pozicionohet në  vendin e katërt, para Ballotta-s, Muslera-s dhe Sereni-t, por ka akoma edhe 12 ndeshje  për ta përmmirësuar statistikën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit