Lazio e Sarrit nxjerr tërbimin në 45′, Immobile fluturon!

5 Dhjetor 2021
19:01
Telesport
back button

Për të dalë nga kriza duhet vetëm fitore dhe deri tani Lazio e Immobiles është duke e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme…

Sepse, fitorja momentale 0-3 në “Marassi” ndaj Sampdoria-s është garanci. Gjithçka nis shpejt me golin e Milinkovic-Savic.

Kalojnë disa minuta dhe Lazio dyfishon, e bën me sulmuesin Ciro Immobile.

Ende protagonisti i madh Mattia Zaçagni, që bën gjithçka mirë dhe shërben gati në pikën e penalltisë sulmuesin e Italisë që nuk fal portierin Audero.

Në minutën e 38-të, Lazio gjen edhe golin e tretë. Eklips total për Sampdorian. Milinkovic-Savic dhuron asist për Immobile që nuk fal dhe shënon golin e dytë personal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit