Lazio flet shqip, Tare do 3 shqiptarë të tjerë në verë

30 Maj 2020
14:40
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori sportiv, Igli Tare, e ka kthyer Lazion në klubine  shqiptarëve dhe duket se kryeqytetit mund t’i shtohen dhe disa emra të tjerë. Zyrtari i ekipit lacial ka 3 shqiptarë të tjerë në mendje që mund t’i afrojë në merkaton e verës.

Kumbulla –  Emri i parë që të vjen ndërmend është ai i mbrojtësit Marash Kumbulla. Nuk ka më asnjë të fshehtë dhe dihet se drejtori Tare po punon për të bindur të riun. Gara për futbollistin është e fortë sepse janë dhe klube të tjera që e duan.

Muriqi – Sulmuesi i Kosovës nuk është objektivi parësor për sulmin, por mbetet në listën e dëshirave. Tare do të rrëmbejë Luis Suarezin e Real Zaragozës. 22-vjeçari ka shënuar 17 gola në Segunda Division, por i riu kërkohet nga shumë klube dhe Lazio mund të humbasë garën për të. Tare mund të përdorë menjëherë kartën e Muriqit në rast se Suarez nuk arrihet.

Vojvoda – Mbrojtësi i djathtë i “Dardanëve”, Mërgim Vojvoda, është emri tjetër që bën pjesë në listën e Tares. Futbollisti i Standard Liege ka bërë mirë në Belgjikë dhe shihet si zëvendësuesi potencial i Adam Marusic nëse PSG bind Taren ta shesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit