Lazio “fluturon” drejt Europës me Immobile dhe fundos Salernitanën

15 Janar 2022
19:53
Telesport
back button

Lazio fitoi sot në mbrëmje 3-0 ndaj Salernitana, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Serie A. Një fitore e rëndësishme jashtë fushe për skuadrën e trajnerit Sarri, që ngjitet në kuotën e 35 pikëve, tri më pak se Juventusi.

Një ndeshje e vendosur që në 10 minutat e para të saj, me dy gola të shpejtë të sulmuesit Ciro Immobile (minutat 7 dhe 10). Ndërkohë që, goli i tretë u realizua në minutën e 66-të nga Lazzari, duke vulosur fitoren.

Salernitana, me këtë humbje, projektohet gjithnjë e më shumë drejt Serie B sezonin tjetër, pasi mbyll renditjen me vetëm 11 pikë. Ndërsa për Lazio, kjo fitore është e rëndësishme për të siguruar Europën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit