Lazio i përgjigjet ashpër Mourinhos: Je bërë me fiksime, i refuzojmë insinuatat tuaja!

2 Maj 2022
12:02
Alfred Lleshi
back button

Derbi i largët, i gjithi dialektik mes Romës dhe Lazios. Mourinho, pas ndeshjes ndaj Bologna, sulmoi: “Bardhekaltrit fituan me gol jashtë loje”. Referenca është për golin e fitores së Acerbit ndaj Spezia. Nuk ka vonuar reagimi i Lazios me një deklaratë të ashpër:

“Fakti që në vitin 2022 një trajner i një skuadre tjetër, gjatë konferencave të tij për shtyp iu referohet vazhdimisht favoreve të supozuara me arbitra të skuadrave konkurruese nuk na nderon si Itali. Në të njëjtën kohë, disa gazetarë sportivë janë të zjarrtë për të njëjtën temë, duke harruar rolin e tyre profesional dhe detyrën e paanshmërisë.

Kjo tregon disa gjëra: se Lazio është obsesion në mendimet e tyre më shumë se qëllimet e tjera të lakmuara profesionale. Siç ndodh shpesh, njeriu shikon në shtëpitë e të tjerëve për të larguar vëmendjen nga rezultatet humbëse në shtëpinë e tij, në sytë e të gjithëve.

Pavarësisht nevojës për të evoluar imazhin e futbollit në Itali, disa aktorë të tij kanë ngecur në përsëritjen e vazhdueshme të akuzave ndaj gjyqtarëve dhe VAR-it. Këto qëndrime ofenduese ndaj kategorisë së arbitrave dhe mungesa e objektivitetit gazetaresk shumë shpesh anashkalohen”.

Ja si vijon njoftimi për shtyp i Lazios: “Shoqëria Sportive e Lazios hedh poshtë kritikat dhe insinuatat ndaj saj. Ne besojmë se vlerat demonstrohen në fushë dhe jo në sallonet televizive. Lazio nuk do të jetë kurrë alibi apo kokë turku e dikujt, ndaj do t’i deklarojë arsyet e tij në forumet e duhura.

Linja e klubit vazhdon të jetë ajo e mosdiskutimit të vendimeve të marra në fushë, edhe kur bëhet fjalë për episode të dukshme të ndodhura kundër skuadrës sonë, si p.sh. faulli i Tonalit ndaj Acerbit në Lazio-Milan.

Ka për të përmendur raste të dyshimta edhe në Spezia-Lazio. Episode vendimtare për të cilat ne kemi zgjedhur heshtjen në respekt të arbitrave në fushë dhe VAR-it, respekt që të tjerët nuk e kanë treguar dhe vazhdojnë të mos e demonstrojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit