Lazio-Inter, ja kush është anti-Inzaghi i Sarri-t

14 Tetor 2021
21:05
Denis Hakanaj
back button

Pezull mes së shkuarës të përfaqëusar nga Simone Inzaghi dhe të ardhmes nga Sarri, me një të tashme për t’u luajtur në maksimum për të mirën e Lazio-s.

Kjo është fotografia që Corriere dello Sport ka bërë për Sergej Milinkovic-Savic, i cili përgatiet të luajë përsëri si protagonist sfidën mes Lazio-s së tij dhe Inter-it.

Kundër zikaltërve, në fakt, mesfushori ka dhuruar shpesh paraqitjet më të mira, me 4 gola të realizuar, që e bëjnë Inter-in ekipin e dytë më të ndëshkuar në karrierën e tij, mbrapa Atalanta-s (5).

Numra këto që Inzaghi i njeh shumë mirë, sepse ka qenë ai që deri pak muaj më parë e motivonte siç duhet para kësaj sfide.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit