Merkato, vjen konfirmimi nga Barcelona për idenë e çmendur të klubit italian

6 Janar 2019
16:57
back button

Malcom ka refuzuar Roma-n në merkaton e verës, por mund të transferohet në kryeqytetin italian te Lazio në formë huazimi nga Barcelona, sipas të përditshmes katalanase "Sport". 

Sulmuesi anësor arriti marrëveshjen me Roma-n gjatë verës dhe pritej të ishte në aeroport për të kryer vizitat mjekësore kur papritmas ndryshoi fluturim.

Ai mori një telefonatë nga Barcelona dhe u transferua në Camp Nou për 41 mln euro. 

Pas vetëm nëntë ndeshjeve kompetitive me katalanasit, tani raportohet se Malcom mund të kalojë në Romë, por te rivalët e Lazio-s. 

Sport raporton se drejtori i Lazio-s Igli Tare dhe presidenti Claudio Lotito kanë kontaktuar Barcelona-n duke kërkuar Malcom në formë huazimi. 

Kjo do ta lejonte brazilianin të vijonte zhvillimin e tij në një kampionat kryesor si Serie A. 

Malcom mbush 22 vjeç muajin tjetër dhe aktualisht po vuan një dëmtim në kavilje. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit