Lazio ka një “thesar”, që sfidon Lewandowski dhe Benzema

19 Prill 2022
10:34
Alfred Lleshi
back button

Ai nuk tërhiqet asnjë centimetër. Ciro Immobile, me golat e tij ai përpiqet ta shtyjë Lazion në Evropë, një mision ende i mundshëm me gjashtë ndeshje të mbetura për t’u luajtur në Serie A.

Sulmuesi bardhekaltër ka shënuar 25 gola në këtë kampionat, çka i jep vendin e dytë për momentin në renditjen e “Këpucës së Artë” europiane për 2022. Në vendin e parë është Lewandowski me 32 gola.

Vështirë për ta arritur polakun me pesë ndeshje nga fundi, por jo e pamundur për dikë që ka pushtuar trofeun e lakmuar të sulmuesit më të mirë të top 5 kampionateve evropiane më 2020, me 36 gola. Ciro është në shoqërinë e super Benzema, yllit të Real Madridit (50 pikë).

Immobile, me golin në Torino arriti Quagliarella në renditjen e golashënuesve të të gjitha kohërave në Serie A, duke u bërë, së bashku me sulmuesin e Sampdoria, golashënuesi më “pjellor” në aktivitet.

Tani e sheh Batistutën pak mbi 183 gola. Pastaj Gilardino, Del Piero dhe Signori janë të tjerët në në kuotën e 188 golave. Ciro nuk ndalet kurrë, ai është gjithmonë i gatshëm të arrijë rekorde të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit