Lazio kërkon trajner të ri, nis bisedimet me “ish”-in e Milanit!

25 Tetor 2019
11:40
back button

Lazio nuk po kalon një sezon të mirë deri tani, teksa në Serie A e sheh veten në vendin e shtatë me 12 pikë pas tetë javësh, ndërsa në Europa League, ka vetëm një fitore dhe dy humbje.

Kjo ecuri ka bërë që në kampin lacial të nisë të përflitet ideja e një trajneri të ri, pasi epoka e Simone Inzaghit, duket drejt fundit. Sipas raportimeve të fundit në mediat italiane, i preferuari i kryeqytetasve është Genaro Gattuso.

“Tuttomercato”, shkruan se kontaktet e para kanë nisur dhe ish-trajneri i Milanit është kandidati kryesor për të zëvendësuar Inzaghin. Ky i fundit ndodhet te Lazio që nga viti 2010, kohë kur mori drejtimin e ekipit të moshave, ndërsa në vitin 2016, u bë trajner i ekipit të parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit