Lazio kthehet pas 13 vitesh në Champions, Strakosha duhet t’i kyçë portën Haaland

20 Tetor 2020
9:12
Alfred Lleshi
back button

Më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur. 13 vite pas ndeshjes së fundit në Champions, Lazio është edhe një herë protagoniste në garën më të mirë të klubeve kontinentale. Në pritje të bardhekaltërve është debutimi në këtë turne (edicioni 2020-2021), i cili është gjithçka, por jo i lehtë, duke pasur parasysh se Borussia Dortmund e Lucien Favre do të jetë mysafire në “Olimpico”.

Simone Inzaghi do të mbështetet te moduli 3-5-2, i zakonshëm për të. Përpara portierit Strakosha do të rreshtohen Luiz Felipe, Acerbi dhe Hoedt, për të kompletuar paketën mbrojtëse. Linja duket praktikisht e skalitur, por nuk mund të përjashtohet që Parolo të futet në rresht, në këtë rast në dëm të brazilianit, ose hollandezit.

Në mesfushë, Lucas Leiva do të vendoset në “dhomën e kontrollit” dhe do të kompletojë treshen e mesfushës së provuar me Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto, ndërsa në pjesën e jashtme duhet të “patrullojë” Marusic (djathtas) dhe Fares (majtas). Në hapësirën e sulmit, padyshim do të luajë Ciro Immobile. Krahas bomberit bardhekaltër, i cili do të jetojë një natë si ish i shkëlqyeshëm, do të jetë Correa.

Për Favre, i cili do të luajë me modulin 3-4-2-1, dyshimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me mbrojtjen. Burki nuk është në gjendjen e tij më të mirë, por ai duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të jetë mes shtyllave. Prania e Piszczek është gjithashtu në dyshim. Nëse eksperti polak nuk arrin të luajë, Meunier mund të ngjitet në treshen e mbrojtjes, së kompletuar nga Hummels dhe Delaney, me Passlack që zë vendin e tij në të djathtë.

Në mesfushë, Guerreiro me siguri do të luajë në anën e majtë, ndërsa në qendër do të jetë Bellingham, përkrah Witsel. Në repartin e përparmë, gjiganti Haaland do të veprojë si sulmues i vetëm, i mbështetur nga Sancho dhe Reus.

Formacionet e mundshme:
LAZIO (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Hoedt; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Fares; Immobile, Correa.
BORUSSIA DORTMUND (3-4-2-1): Burki; Piszczek, Hummels, Delaney; Meunier, Bellingham, Ëitsel, Guerreiro; Sancho, Reus; Haaland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit