Lazio mbyll sezonin me fitore dhe rishkruan historinë (Video)

3 Qershor 2023
22:58
Denis Hakanaj
back button

Lazio mundi Empolin 2-0 në Castellani në ndeshjen e fundit të Serie A 2022/23, duke përfunduar e dyta në kampionat 24 vjet pas herës së fundit.

Pas një pjese të parë të luftuar dhe me pak raste, duke përfshirë një goditje të Immobile të devijuar nga Vicario, Lazio zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë me Romagnolin.

Reagimi toskan nuk solli asnjë rrezik për Provedel, ndërsa në minutat e fundit – pas kartonit të kuq të Cambiaghi në minutën e 90-të – Luis Alberto ka fiksuar shifrat në 2-0.

EMPOLI-LAZIO – 0-2 – HIGHLIGHTS – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit