Lazio në hall, Inzaghi vendos për dëmtimin e Strakoshës

5 Maj 2019
12:26
Eraldo Harlicaj
back button

Lazio është në hall para ndeshjes shumë të rëndësishme me Atalantan ditën e sotme, prej orës 15:00. Skuadra laciale do të luajë mundësinë e fundit për të kapur kompeticionet europiane përmjet kampionatit, ndërsa Champions League duket larg. 

Trajneri Simone Inzaghi mori lajmin e hidhur të dëmtimit të portierit shqiptar, Thomas Strakosha. Ky i fundit vuan një shqetësim në shpinë dhe është në dyshim për ndeshjen e sotme. Gardiani i portës ka punuar me stafin mjekësor në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt. 

Numri një i stolit i ka kërkuar shqiptarit të luajë në këtë sfidë dhe të shtrëngojë dhëmbët. Ai nuk ka besim te Proto dhe i duhet patjetër lojtari i kombëtares tonë në kuadratin e portës. Të shohim se si do të shkojë kjo sfidë për të. 

Formacioni i mundshëm i Lazios për ndeshjen ndaj Atalantas sipas medieve italiane: Strakosha; Wallace, Acerbi, Bastos; Romulo, Parolo, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit