Lazio parakalon Milan-in, Milinkovic-Savic buzëqesh pas 90 ditësh

22 Dhjetor 2018
14:26
Denis Hakanaj
back button

Pas katër barazimesh dhe një humbjeje në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, Lazio është kthyer te fitorja mesditën e së shtunës. Bardhekaltrit kanë mundur 3-1 Cagliari-t në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A. 

Ky sukses i  jep mundësinë kuqezinjve të parakalojnë përkohësisht Milan-in në renditje dhe të marrin vendin e katërt. Por kuqezinjtë do të kenë mundësinë ta rifitojnë pozicionin në ndeshjen që do të luajnë kundër Fiorentina-s në orën 15:00. 

Takimi i luajtur në "Olimpico" është zhbllokuar në minutën e 12-të me një gol të Sergej Milinkovic-Savic, i cili nuk shënonte prej 90 ditësh në kampionatin italian. 

Vendasit kanë dyfishuar avantazhin 11 minuta më vonë me Francesco Acerbi-n, i cili ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur. Ky ka qenë goli i 11-të për mbrojtësin në kampionat që nga sezoni 2015/16. Asnjë mbrojtës tjetër nuk ka shënuar më shumë në këtë hark kohor.

Bardhekaltrit kanë patur mundësinë për të thelluar rezultatin në pjesën e dytë dhe e kanë bërë një gjë të tillë në minutën e 67-të me Senad Lulic, i cili ka çuar shifrat në 3-0. Në minutën e 93-të ka ardhur edhe goli i vetëm i miqve, i shënuar nga Joao Pedro me penallti.  


Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit