Lazio, Sarri bllokon gjithçka. Befasohen Liverpool, Inter dhe Juventus

10 Qershor 2021
16:03
Denis Hakanaj
back button

Sirena të reja nga Premier League për Sergej Milinkovic Savic.

Këtë herë është Liverpool-i që ka kthyer sytë në shtëpinë e Lazio-s për yllin serb, i cili pëlqehet edhe në Francë nga Paris Saint-Germain.

Sipas Messaggero, shumë shpejt mund të ketë disa kontakte mes skuadrës së Klopp dhe menaxherit të lojtarit.

Megjithatë, trajneri i ri i Lazio-s, Maurizio Sarri, ka dalë kundër shitjes së Milinkovic: ish-trajneri i Juventus, Napoli dhe Chelsea e konsideron thelbësor për skemat e tij.

Ndër të tjera, pronari Lotito vazhdon ta vlerësojë të paktën 80 milionë euro kartonin e lojtarit, që në Itali mbetet në listën e dëshirave të Juventus dhe Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit