Lazio-Sarri, rinovimi që i merr kompetencat Tares. Ja të gjitha shifrat e marrëveshjes

26 Maj 2022
10:10
Alfred Lleshi
back button

Lazio dhe Maurizio Sarri shtrëngojnë sërish duart. Gjithçka u krye për rinovimin, konfirmoi presidenti Lotito në një intervistë për “Sky”. Rinovimi është mbyllur, pritet vetëm njoftimi zyrtar për shtyp, që mund të publikohet në ditët në vijim.

Për momentin mungojnë vetëm firmat. Për pjesën tjetër, është e gjitha e kopsitur. Kontrata e re do të zgjasë deri më 2025, me 3.5 milionë euro pagë në sezon, plus bonuse. Është rënë dakord po ashtu që trajneri të ketë rol kryesor edhe në mekato, duke “eklipsuar” kësisoji jo pak Igli Taren.

Marrëveshja, jashtëzakonisht e blinduar, pa zbrazëtira, do të mbarojë (duke përjashtuar divorcet) mbas tri vitesh. Ka një klauzolë në kontratën ekzistuese, e cila skadon më 30 maj, e cila mund të përdoret nga tekniku vetëm për t’u çliruar jashtë vendit. Ky nuk është qëllimi i trajnerit.

Kontrata duhet vetëm të nënshkruhet. Brenda një muaji, Lotito dhe Sarri arritën një marrëveshje pas një “dimri” të ftohtë marrëdhëniesh, të përbërë nga emërime, thashetheme dhe njoftime. Maurizio ka marrë garancitë e tregut.

Ai do të sugjerojë lojtarë që janë funksionalë për projektin e tij, presidenti do të përpiqet ta kënaqë atë me të gjithë bordin. Palët vazhdojnë së bashku, projekti i Sarrit nuk ndalon. Me “Europa League” në xhep, një aventurë e re do të nisë në korrik në “Auronzo di Cadore”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit