Lazio sfidon të gjithë: gati të ndjekë modelin gjerman! Pritet “ok” nga qeveria

1 Prill 2020
15:57
back button

Lazio është një nga ato klubet që dëshiron që sezoni të rinisë sa më shpejt dhe të mbyllet rregullisht. Kjo ka qenë edhe tema e debatit mes Lotitos, Agnellit dhe Marottas, teksa bardhekaltërit janë gati që të zbresin në fushë në momentin e parë që qeveria do të japë “ok” në dekretin e ri që do të nxjerrë për masat anti-Covid.

Projekti që Lazio dëshiron të ndjekë është ai i Bundesliga, kur Borussia Dortmund, Wolfsburg, Leipzig dhe Augsburg kanë nisur seancat stërvitore por duke ndjekur programin e sigurtë, pra me grupe 2-3 lojtarëve dhe pa kontakte apo ndeshje stërvitore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit