Lazio shpërdoron një mundësi, Atalanta e përgjysmuar merr një pikë në Olimpico (Video)

22 Janar 2022
22:43
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur 0-0 sfida mes Lazio-s dhe Atalanta-s, e vlefshme për javën e 23-të të Serisë A.

Në Olimpiuco është zhvilluar një ndeshje e ekuilibruar, me një pjesë të parë shumë taktike dhe pa emocione, e ndjekur nga një pjesë e dytë më e gjallëruar.

Bardhekaltrit kanë shkuar më afër golit me shtyllën e Zaçagni-t në minutën e 64-t, por begramaskët kanë rezistuar pavarësisht mungesave të shumta.

Në fund, një pikë për secilën nga skuadrat që nuk i bën punë asnjërës.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit