Lazio, super ofertë për të bindur yllin spanjoll

30 Korrik 2020
20:58
Denis Hakanaj

Pas 10 vitesh te Manchester City, David Silva do të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni, në moshën 34 vjeç dhe pas 434 ndeshjesh, 77 golash dhe shumë asistesh.

Tani në të ardhmen e lojtarit mund të jetë Lazio.

Drejtori sportiv Tare duket se është gati t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare me 4 milionë euro në sezon për ta bindur ta mbyllë karrierën në kampionatin e tij të tretë të nivelit të lartë pas Spanjës dhe Anglisë.

Sipas lajmeve të fundit, edhe Milan-i duket se e ka vënë në shënjestër Silva-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit