Lazio tërhiqet nga gara për kampionin e botës, ja arsyeja

17 Qershor 2019
18:57
back button

Pas huazimit te FC Fulham, Andre Schurrle pritet të huazohet përsëri diku tjetër, ose të shitet përfundimisht. 

Pas blerjeve të shumta në repartin sulmues, Borussia Dortmund nuk ka nevojë për kampionin e botës dhe së fundmi Lazio dukej favorit për firmën e tij. 

Megjithatë, problemi është rroga e lartë e 28-vjeçarit. Sipas Gazzetta dello Sport, Lazio nuk është gati të paguajë shumën dhe mesa duket operacioni ka ngecur. 

Destinacioni i mundshëm i gjermanit mund të jetë përsëri Premier League, ku ka klube që do t’ia paguanin rrogën, ose Kina. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit