Lazio, zbulohen kërkesat e Sarri-t: mes tyre edhe lojtari që turpëroi Roma-n

23 Nëntor 2021
15:41
Denis Hakanaj
back button

Merkato e janarit po afrohet dhe Maurizio Sarri ka bërë kërkesat e tija.

I ka kërkuar Lazio-s që të përforcojë skuadrën për të arritur vendin e katërt në renditje. Prioritetet e trajnerit janë një mbrojtës i majtë dhe një sulmues.

Mbetet për t’u kuptuar nëse Lottito do t’ia plotësojë kërkesat.

Në fillim, bardhekaltrit do të duhet të largojnë ata lojtarë që konsiderohen të tepërt.

Në listën e lojtarëve që do të nxirren në shitje në janar është sigurisht Vavro, i cili nuk ka qenë kurrë pjesë e planeve të Sarri-t.

Menaxheri i mbrojtësit po kërkon një zgjidhje jashtë Italisë, ndoshta në Spanjë, ku ka qenë i huazuar te Huesca vitin e kaluar.

Do të provohet të gjendet edhe një skuadër për Muriqin: huazim në janar ose shitje përfundimtare në verë. Një mision aspak i lehtë.

Sarri kërkon një mbrojtës të majtë që të dijë edhe të sulmojë dhe një sulmues. Për momentin, emrat në listën e objektivave janë Fabrizio Angileri, 27 vjeç, mbrojtës i majtë i River Plate dhe Erik Botheim, sulmues 21-vjeçar i Bodo/Glimt, protagonist me dy gola dhe tre asiste në fitoren e bujshme 6-1 kundër Roma-s në Conference League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit