Lë Amerikën për Skënderbeun, prezantohet trajneri i ri i kampioneve korçare

29 Qershor 2022
11:26
Gentian Spiri

Orlando Koja është trajneri i ri i skuadrës së Skënderbeut në volejboll për femra, kampione e Shqipërisë. Trajneri i mirënjohur, me një përvojë të gjatë në Itali dhe Amerikë, është djali i legjendës Vangjel Koja.

Koja ka lënë Amerikën, ku drejtonte prej 8 vitesh, për të nisur një aventurë të re në Korçë, në krye të skuadrës së Skënderbeut. Ai është prezantuar për mediat bashkë me shefen e klubit korçar, Tatjana Marash.

Palët konfirmuan se objektivi i ekipit kampion nuk është vetëm ruajtja e titullit, por nisja e një projekti afatgjatë e serioz, që do të rikthejë një traditë në këtë qytet. Skënderbeu riktheu titullin kampion në Korçë pas 36 vitesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit