Lë pistat e skive për ato të motorëve, “ujku i dëborës” debuton në Moto GP

15 Korrik 2019
12:44
Telesport
back button

Nga përkuljet me ski në ato me motorin e kategorisë së Moto GP. Ikona e sportit të skive, austriaku Marcel Hirscher, 8 herë fitues i Kupës së Botës, ka zbritur këtë fundjavë në pistë për të provuar motorin RC16 të skuadrës KTM. Motor që garon në botërorin e Moto GP.

Testi ka ndodhur në pistën e Red Bull Racing, në Austri. Ai që ka shoqëruar Hirscher në këtë test ka enë piloti Johann Zarco, pilot i skuadrës KTM dhe disa persona nga stafi i këtij ekipi. Për Hirscher kjo ishte hera e parë që provonte një motor të Moto GP, por ia doli mbanë të paraqitet mirë.

Ishte një përvojë unike, e jashtëzakonshme. Adrenalina në një garë të Moto GP është po aq e madhe sa në ato të skive, kur zbret nga lartësia me një shpejtësi të madhe. Duhet kontroll absolut mbi motorin ashtu si kur je me ski, në të kundërt gabimi mund të jetë fatal”, tha Hirscher.

Zarco dhe Hirscher

Lajme të tjera

Lajmet e fundit