“Leao e ka në dorë, Milani ka bërë më të mirën për rinovimin e tij”

27 Shtator 2022
8:24
Alfred Lleshi
back button

Mario Sconcerti, gjatë fjalës së tij në TMW Radio foli edhe për të ardhmen e Rafa Leaos, duke qenë se rinovimi i tij me Milanin nuk ka ardhur ende:

“Ka pak për të bërë, lojtari duhet të vendosë. Ajo që Milani mund të bëjë është të përpiqet të afrojë sa më shumë që të jetë e mundur për ta kënaqur atë.

Askush nuk mund ta akuzojë Milanin se po e lë të largohet. Nëse lojtari pranon një klub që e paguan më shumë, Milani nuk mund të bëjë më asgjë”.

Vlahoviç në kombëtaren serbe duket më i zhdërvjellët se sa te Juventusi. Cili është problemi real i këtij sulmuesi tani? Mario Sconcerti jep gjykimin e tij: “Mendoj se problemi është mbi të gjitha me Juventusin.

Është e vështirë për një qendërsulmues që nuk i arrijnë topat, sidomos t’i dërgojë në rrjetë ata pak që i mbërrijnë. Ai ka gjithçka nga qendërsulmuesi Vlahovic, por është jashtë loje për momentin.

Nëse keni lojtarë larg tij, si Cuadrado dhe Kostic, mbetet një boshllëk rreth qendërsulmuesit. Unë mendoj se thjesht duhet të presim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit