Leao humb apelin, tani do të duhet të paguajë 16.5 milionë euro

23 Janar 2022
16:03
Denis Hakanaj
back button

Probleme për yllin e Milan-it, Rafael Leao.

Sulmuesi është dënuar të dëmshpërblejë Sportingun e Lisbonës, ish-skuadra e tij, me 16.5 milionë euro.

Gjykata e Apelit e kryeqytetit portugez ka hedhur poshtë apeltin e sulmuesit të premten e kaluar.

Gazetat kryesore portugeze, nga A Bola te Record, e kanë raportuar lajmin duke iu referuar vendimit të marsit 2020, që mbetet në fuqi:

“Lojtari është i dënuar t’i paguajë Sportingut 16.5 milionë euro (plus interesa), si dëmshpërblim për prishjen e paligjshme të marrëdhënies sportive”.

Në sezonin 2018/19, Leao ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me Sportingun bashkë me disa shokë të tjerë të skuadrës, për shkak të një sulmi të dhunshëm të tifozëve portugezë në qendrën sportive të klubit pasi ekipi nuk ka arritur të kualifikohet në Champions League.

Në atë pikë, lojtari është transferuar te Lille me kosto zero, ër t’u blerë më pas nga Milan-i në verën e 2019-ës. Sportingu kishte kërkuar 45 milionë euro, shifrën e klauzolës që ishte në kontratën e sulmuesit, por gjykata ka dënuar Leoao-n në shkallën e parë që të paguajë 16.5 milionë euro.

Mundësia e fundit për yllin e Milan-it do të jetë Gjykata Supreme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit