LEAOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!! Ndizet San Siro, Milani ne avantazh (GOLI)

1 Maj 2022
16:47
Telesport

Pas disa rastesh ne pjesen e dyte, Milani ka zhbllokuar me Rafa Leao. Portieri Terraciano ka gabuar pasimin dhe portugezi ka fituar topin duke depertuar dhe shenuar goin e avantazhit.

VIDEO

Pjesa e parë ishte me emocione dhe raste nga të dy palët edhe pse më rrezikshëm iu afrua portës ekipi i Piolit. Që në fillim kuqezinjtë kaluan në avantazh por ishte pozicion jashtë loje i Messias në aksionin që solli te goli i Theo Hernandez.

Fiorentina iu afrua golit me Igor, kurse Theo Hernandez në pozicion diagonal fare ngjtiur me portën e nxorri jashtë. Megjithatë, rastin më të mirë e pati Giroud i cili pas një super asist nga Kessie, i vetëm përballë portieri tentoi tia kalonte ma parabolë topin por nuk gjeti rrjetën.

Fiorentina tentoi me Saponara por Maignan ishte i vëmendshëm. Kuqezinjtë e mbyllën në sulm por me ide jo të qarta.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit