Leboeuf: Ky është lojtari që i duhet Chelsea-t

4 Gusht 2020
15:17
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Chelsea-t, Frank Leboeuf, ka këshilluar Frank Lampard që të blejë versionin e tij të Virgil van Dijk.

Holandezi ka transformuar mbrojtjen e Liverpool-it pas transferimit të tij në janarin e 2018-ës, duke i ndihmuar Të Kuqtë të fitojnë Champions League dhe Premier League.

Mbrojtja e Lampard ka pësuar 54 gola në këtë sezon të Premier League dhe Leboeuf beson se Bluve iu duhet një qendërmbrojtës i klasit botëror.

“Ai duhet t’i përmirësojë të gjithë ata. Ky është problemi”.

“Portieri është një problem, por problemi kryesor janë qendërmbrojtësit”.

“Zouma po luan mirë, por Rudiger dhe Christensen nuk më bindin. Nuk e di çfarë do të ndodhë me Tomori-n, por mendoj se iu duhet një lojtar i madh”.

“E patë se çfarë ndodhi me Liverpool-in pasi mori Van Dijk, ai ndryshoi gjithçka. Edhe Lovren me Gomez dukeshin më mirë duke luajtur me të”.

“Duhet një lojtar i madh që të udhëheqë mbrojtjen. Shikoni Ramos-in. Varane është një lojtar fantastik, por a është ai aq fantastik kur luan me Francën, sa kur luan te Real-i me Ramos-in? Ai është më i mirë ku luan me Real-in”.

“Chelsea-t i duhet një lojtar i madh në qendër të mbrojtjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit