LeBron dhe Curry bëjnë liderin, fitojnë Lakers, Toronto e Warriors

6 Dhjetor 2018
8:34
Telesport
back button

Lakers ngjitin shkallët e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 121-113 ndaj San Antonio, një përballje mes dy ekipesh pretendente, që dhuruan spektakël në parket. Sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, por në 5 minutat e fundit kalifornianët u shkëputën falë 42 pikëve të LeBron James, në një ndeshje të jashëtzakonshme. Mirë u paraqit edhe Kuzma me 22 pikë, ndërsa për Spurs u dalluan DeRozan me 32 pikë e Gay me 31, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fitorja e dytë radhazi për Golden State, që mundi me lehtësi 129-105 Cleveland, një përballje mes dy ekipeve finaliste të sezonit të kaluar. Curry me 42 pikë bëri diferencën në parket, mbështetur edhe nga Durant me 25 pikë e 10 rebound.

Moment jo fort i mirë për Clippers, që u mundën 96-86 nga Memphis në përballjen e luajtur sot, ndeshje ku për vendasit u dallua Conley me 22 pikë, ndërsa për kalifornianët mungoi lojtari lider. Fitore në sekondat e fundit për Oklahomën, që mundi 114-112 Brooklyn jashtë fushe. Edhe pse miqtë u shkëputën deri në 30 pikë, në fund rrezikuan humbjen, me Paul George me 47 pikë e 15 rebound që ishte më i miri në fushë. Ndërsa Westbrook realizoi një “triple double”, 21 pikë, 15 rebound e 17 asist.

Toronto vijon të dominojë në Lindje, duke korrur suksesin e 21-të sezonal, pas fitores 113-102 ndaj Philadelphia, sfidë mes dy skuadrash pretendente. Leonard realizoi 36 pikë, mbështetur edhe nga Valanciunas me 26, ndërsa 38 pikët e 10 rebound të Butler për miqtë mbetën për statistikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Golden State, 105-129

Orlando – Denver, 118-124

Atlanta – Washington, 117-131

Brooklyn – Oklahoma, 112-114

Memphis – Clippers, 96-86

Milwaukee – Detroit, 115-92

Minnesota – Charlotte, 121-104

New Orleans – Dallas, 132-106

Toronto – Philadelphia, 113-102

Lakers – San Antonio, 121-113

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit