LeBron gjakos arbitrin: “Ke pritur 25 vite për ta bërë, apo jo?” (Video)

21 Maj 2023
18:30
Denis Hakanaj
back button

Situatë shumë e komplikuar për Los Angeles Lakers, që janë një hap larg eliminimit në finalet e Konferencës së Perëndimit.

Denveri triumfoi edhe në ndeshjen 3, 119-108, duke e thelluar avantazhin në 3-0 dhe duke shkuar një hap larg fitores.

LeBron James (23 pikë) nuk arriti të ndikojë në ndeshje dhe në vend të paraqitjes së tij, ka qenë një incident që pati me një nga arbitrat që ka tërhequr më shumë vëmendjen.

Me 2’29” të mbetura mbetur në periodën e dytë, LeBron hidhet përpara për të befasuar mbrojtjen e Denverit. Gjatë sprintit të tij, megjithatë, ai gjen arbitrin Foster, i cili goditet në buzë nga shpatulla e lojtarit.

Arbitri, i cili ka pasur bilbilin në gojë, ka pësuar një çarje në buzë dhe është gjakosur.

Foster, pavarësisht buzës së çarë, bëri shaka me LeBron: “Qetësohu, e kuptoj. Ke pritur 25 vite për ta bërë, apo jo?”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit