LeBron James investon shumën marramendëse në sportin e çiklizmit

30 Korrik 2022
9:45
Telesport
back button

Basketbollisti amerikan LeBron James ka vendosur të investojë 30 milionë euro në sportin e çiklizmit. Kjo shumë ka shkuar në formë sponsorizimi te marka gjermane e biçikletave Canyon Bicycles, e cila sponsorizon mjaft nga çiklistët më të mirë në botë.

Një shumë e konsiderueshme për këtë sport.

Ka qenë Canyon e cila konfirmoi investimin e dy shoqërive amerikane, njëra prej të cilave është ajo e “king James”, 4 herë kampion në NBA, aktualisht lojtar i Lakers. Bëhet fjalë për investime private dhe shifrat nuk janë puibklikuar, por mediat shprehen se shuma është rreth 30 milionë euro.

LeBron James është basketbollisti i parë në aktivitet që arrin të fitojë 1 miliardë dollarë. Një basketbollist që edhe sot ka ndikim të jashtëzakonshëm në Ligë. Investimi i tij në sportin e çiklizmit do të bëjë të mundur prodhimin e biçikletave edhe më të shpejta në garë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit