LeBron James pozitiv me Covid-19, braktis skuadrën dhe hyn në izolim

1 Dhjetor 2021
8:27
Telesport
back button

Basketbollisti LeBron James ka dalë pozitiv me koronavirus edhe pse është vaksinuar. Lajmin e konfirmoi skuadra e Lakers, pak para ndeshjes, që shtoi se “king James” ka nisur protokollin e zakonshëm të NBA-së, duke u izoluar.

Ai do të qëndrojë pushim të paktën 10 ditë, ndërkohë që është asimptomatik. Ai nuk luajti sot në ndeshjen që Lakers fituan ndaj Sacramento (117-92). Lojtari ndodhej me skuadrën në Sacramento kur mori vesh lajmin se kishte dalë pozitiv.

LeBron është rikthyer më pas në Los Anxhelos dhe ndodhet në izolim. Ky sezon nuk ka nisur mirë për basketbollistin, që ka munguar në disa ndeshje për shkak të dëmtimeve e problemeve të ndryshme. Deri më tani ai ka humbur 12 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit