LeBron një përbindësh, Dallas në krizë, Suns fitojnë në sekondën e fundit

27 Nëntor 2022
10:15
Telesport
back button

Humbja e tretë radhazi për Dallas, që sot u mundën 105-100 në fushën e Toronto, në një ndehsje të ekuilibruar. Anunoby e VanVleet realizuan nga 26 pikë secili për ekipin kanadez. Fiton edhe ekipi i Houston, që falë 28 pikëve të Green mundi 118-105 Oklahoma.

Ndeshje magjike për LeBron James, që realizoi 39 pikë e 11 rebound në fitoren spektakolare që Lakers arritën ndaj San Antonio me shifrat 145-138. Kjo bëhet edhe sfida me më shumë pikë e këtij sezoni.

Phoenix ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores “in extremis” ndaj rivalëve të Utah Jazz me shifrat 113-112. Të gjithë titullarët e Suns realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Ayton me 29 pikë e 21 rebound si dhe Booker me 27 pikë e 11 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Toronto – Dallas, 105-100

Houston – Oklahoma, 118-105

San Antonio – Lakers, 138-145

Phoenix – Utah Jazz, 113-112

Lajme të tjera

Lajmet e fundit