LeBron një përbindësh i jep fitoren Lakers në derbi, triumfojnë edhe Dallas e Denver

29 Shkurt 2024
10:16
Telesport
back button

Skuadra e Lakers fitoi sot 116-112 derbin e Los Anxhelos ndaj Clippers, në një ndeshje me rivalitet dhe shumë emocione deri në fund. Lakers realizuan një përmbysje të madhe në periodën e fundit, ku protagonist ishte LeBron James, autor i 34 pikëve, më i miri në fushë.

Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim pas fitores 110-101 ndaj Memphis, sfidë ku për vendasit u dallua Edwards, që realizoi 34 pikë. Fiton edhe skuadra kampione e Denver, që mundi 117-96 Sacramento. Sërish protagonist Nikola Jokic, që për të katërtën ndeshje me radhë realizoi një “triple double” (14 pikeë, 14 rebound, 11 asist).

Një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Luka Doncic, që gjithashtu realizoi një “triple double”, me 30 pikë, 11 rebound e 16 asist, në fitoren 136-125 të Dallas ndaj Toronto. Ndërsa Chicago mundi 132-123 Cleveland pas kohës shtesë, ndeshje ku diferencën e bëri DeRozan me 35 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – New Orleans, 123-114

Toronto – Dallas, 125-136

Chicago – Cleveland, 132-123

Minnesota – Memphis, 110-101

Denver – Sacramento, 117-96

Clippers – Lakers, 112-116

Lajme të tjera

Lajmet e fundit