LeBron një përbindësh ndaj Cleveland, fitojnë edhe Brooklyn e Detroit

26 Janar 2021
8:30
Telesport
back button

Skuadra e Lakers ka rimarrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 115-108 ndaj Cleveland. Një ndeshje e shkëlqyer e LeBron James, që realizoi 46 pikë ndaj ish-skuadrës së tij.

Fiton edhe ekipi i Brooklyn, që mundi 98-85 Miami. 6 lojtarë të Nets, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë, me Harden e Durant që shënuan nga 20 pikë secili. Humbet Philadelphia, që u mposht 119-104 nga Detroit (Wright 28 pikë). Pavarësisht humbjes, Philadelphia qëndron në krye të Konferencës së Lindjes.

Ekipi i Golden State, falë 36 pikëve të Stephen Curry fitoi 130-108 ndaj Minnesota, ndërsa Oklahoma triumfoi 125-122 ndaj Portland jashtë fushe, ndeshje ku u dalluan Shai me 24 pikë e Muscala me 23.

Për t’u theksuar se dy ndeshje të kësaj dite nuk u zhvilluan si pasojë e pandemisë.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Philadelphia, 119-104

Indiana – Toronto, 129-114

Orlando – Charlotte, 117-108

Brooklyn – Miami, 98-85

Cleveland – Lakers, 108-115

Memphis – Sacramento, e shtyrë

Dallas – Denver, 113-117

Chicago – Boston, 103-119

New Orleans – San Antonio, e shtyrë

Golden State – Minnesota, 130-108

Portland – Oklahoma, 122-125

Lajme të tjera

Lajmet e fundit