LeBron paralajmëron rivalët: Sezonin tjetër, Lakers më të fortë se këtë vit

22 Tetor 2020
9:56
Telesport
back button

Skuadra e LA Lakers u shpall kampione e NBA-së pas 10 vitesh pritje, në një nga sezonet më të vështira të historisë, si pasojë e pandemisë Covid-19. Por çfarë do të ndodhë sezonin e ri? A do të jenë sërish Lakers pretendentë për titull?

Ai që i jep përgjigje këtyre pyetjeve është LeBron James, që tha: “Ne jemi kampionët në fuqi dhe kemi për detyrë të qëndrojmë sa më shumë në majë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse sezonin e ri të jemi edhe më të fortë se këtë vit”.

LeBron dhe Anthony Davis u përzgjodhën në pesëshen titullare të këtij sezoni të NBA-së, një fakt ky që konfirmon për forcën e skuadrës kaliforniane, që kishte në radhët e saj dy nga yjet e kampionatit.

Merkato e këtij viti ofron shumë opsione interesante, ndaj jam i sigurt se edhe Lakers do të bëjnë lëvizjet e duhura”, tha LeBron James, referuar faktit se Goran Dragic e Serge Ibaka do të jenë lojtarë të lirë (free agent). Po ashtu edhe mjaft basketbollistë të tjerë presin të lëvizin.

Kemi një ekip të mirë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përforëcohemi edhe më shumë. Sezonin tjetër do të jetë më e vështirë, sidomos në Perëndim, pasi Clippers, Dallas apo Golden State do të jenë ndryshe. Kjo Konferencë është një bombë që mund të shpërthejë në çdo moment. Të fitosh një titull të dytë radhazi është gjithnjë më e vështirë”, tha James.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit