LeBron-Davis të papërmbajtshëm, Lakers kalon me sukses Boston

24 Shkurt 2020
8:29
Telesport
back button

Skuadra e Lakers fitoi në sekondat e fundit 114-112 ndaj Boston, në një përballje klasike të NBA-së. Një ndeshje e ekuilibruar, ku të dyja ekipet dueluan fort deri në fund. Anthony Davis realizoi 32 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga LeBron James me 29 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket për vendasit. Tatum për Celtics realizoi 41 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fitore të vështirë korri edhe Portland, që mundi 107-104 Detroit. McCollum me 41 pikë e 12 asist si dhe veteran Carmelo Anthony me 32 pikë ishin vendimtarë për Portland në këtë fitore. Oklahoma, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mundi 131-103 San Antonio, ndërsa skuadra kampione e Toronto triumfoi 127-81 ndaj Indiana. Ndeshje e dominuar nga kanadezët, ku u dallua Siakam me 21 pikë.

Skuadra e Denver korri një fitore të rëndësishme ndaj Minnesota, duke fituar 128-116, sukses që e mban ekipin e Nuggets mes pretendente në Perëndim. Millsap me 25 pikë e Jokic me 24 ishin dy shënuesit më të mirë të skuadrës. Fiton edhe Chicago, që mundi 126-117 Washington, me Cobu White (33 pikë) e LaVine (32 pikë), që bënë diferencën në parket.

NBA – Rezultatet e sotme

Lakers – Boston, 114-112

Denver – Minnesota, 128-116

Toronto – Indiana, 127-81

Chicago – Washington, 126-117

Oklahoma – San Antonio, 131-103

Golden State – New Orleans, 101-115

Portland – Detroit, 107-104

Lajme të tjera

Lajmet e fundit