Leclerc dorëzhet: Max e meriton titullin, duhet të mendojmë për vitin tjetër

5 Tetor 2022
11:13
Telesport
back button

Për herë të parë në karrierën e tyre, Max Verstappen (Red Bull) e Charles Leclerc (Ferrari) dueluan për titullin kampion në Formula 1. Një titull që do të shkojë te piloti holandez i Red Bull, i cili mund të festojë që këtë të diel në Japoni, duke u rikonfirmuar kampion bote për pilotë.

Ndërkohë që, Leclerc pranon dominimin e Red Bull, duke i “hequr kapelën” rivalit të tij. “Titulli kampion i Max është tërësisht i merituar. Më vjen keq vetëm për një gjë. Kishim një makinë të shpejtë, por këtë sezon humbëm shumë pikë rrugës, duke ia lehtësuar titullin Verstappen”, tha Leclerc.

Ky sezon ishte një leksion i mirë për të gjithë ne, pasi kuptuam se çfarë duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen. Ne shpresojmë të fitojmë sa më shumë gara nga ato që kanë mbetur ende pa u zhvilluar, por kjo nuk e zbeh titullin e Max. është koha të mendojmë për sezonin e ardhshëm”, tha piloti i Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit