Leclerc: Ishim të shpejtë, problemi me motorin ndodhi atëherë kur s’duhej

23 Maj 2022
9:54
Telesport
back button

Pas 5 garash si protagonist, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, detyrohet të braktisë pistën me 0 pikë. Një rezultat zhgënjyes për pilotin e “kokëkuqes”, që ka lëshuar edhe kreun e renditjes botërore në Formula 1. Në pistën spanjolle të Montmelo, makina Ferrari humbi fuqi dhe Leclerc u detyrua të tërhiqej.

Ky ishte problemi ynë i parë serioz në këtë vit. Më vjen keq që ndodhi në një moment dhe garë ku po dominonim. Gjithçka po shkonte mirë, por ky është sporti ynë. Sezoni është ende i gjatë dhe shpresoj të rikuperojmë në garën e radhës, që zhvillohet në shtëpinë time”, u shpreh Charles Leclerc.

Në Montmelo, pavarësisht asaj që ndodhi, ishim të shpejtë, si në prova ashtu dhe në garë. Edhe menaxhimi i gomave ishte i mirë, çka tregon se modifikimet e bëra ishin rezultative. Kisha dy gara që nuk ndihesha kaq komod, ndaj kam besim për garat e radhës. do të ekzaminojmë problemin e të shohim sfidën e radhës”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit