Leclerc mesazh Ferrari: Të gjithë duhet të pranojmë gabimet, kështu dalim nga kriza

5 Gusht 2022
9:39
Telesport
back button

Piloti i Ferrari, Charles Leclerc, asnjëherë nuk i ka fshehur defektet e tij apo të skuadrës, sidomos këtë sezon, ku “kokëkuqja” ka bërë mjaft gabime. “Jam shumë i ashpër me veten time dhe mbaj gjithnjë llogarinë e gabimeve që bëj. Dhe kur gabimin e bëj unë e jo skuadra e vuaj shumë”, tha Leclerc,

Më tej, në një intervistë për BBC, piloti monogask shton: “Gjithnjë dua të analizoj se çfarë nuk shkoi. Çfarë më shtyu në atë moment që të shkoja përtej limiteve dhe të bëja gabimin. Të flasësh është e lehtë, por të kuptosh është më e vështirë. Mendoj se kjo gjë më ka ndihmuar për t’u përmirësuar si pilot”.

Kjo gjë vlen edhe për skuadrën, që kur gabon duhet të pranojë gabimin, pasi kështu mësojmë më shpejt nga gëto gabime që bëjmë. Unë nuk i mohoj gabimet, këtë gjë duhet të bëjë edhe skuadra, pasi nuk dua të humbas kohë duke u shfajësuar”, u shpreh Charles Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit