Leclerc nuk përmbahet, thellon krizën me Ferrari pas Silvestone: Gabuan sërish me mua

4 Korrik 2022
10:37
Telesport
back button

Vendi i katërt në garën e zhvilluar në pistën e Silvetstone ka lënë shijen e keqe te piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc. Ai ka kritikuar sërish skuadrën për vendimet e marra, që sipas tij i hoqën fitoren. “Mendoj se nuk u mor vendimi i duhur dhe i drejtë me mua”, tha Leclerc.

Unë dhashë më të mirën deri në fund dhe besoj se të gjithë e panë betejën që bëra me Hamilton dhe Perez. Nuk kam asnjë të drejtë t’i kërkoj llogari skuadrës, por në këtë garë festuam me Sainz dhe kjo ka rëndësi”, Leclerc.

Për mua është një tjetër garë që e mbyll pa marrë rezultatin që dëshiroja. Isha unë ai që kryesoja garën kur hyri në pistë makina e sigurisë, por skuadra vendosi që të hyjë Sainz. Për mua nuk ishte vendimi i duhur, duke gabuar me mua. Humbëm një shans të mirë për renditje, për të rikuperuar ndaj Max”, tha monogasku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit