Leclerc: Nuk shqetësohem nga Red Bull, do ta përmbysim sërish

13 Maj 2022
9:27
Telesport
back button

Piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, nuk është aspak i shqetësuar për dy rezultatet e arritura në dy garat e fundit (Imola dhe Majemi), ku është parakaluar e mundur nga Max Verstappen me Red Bull. “Nuk shqetësohem. Natyrisht ata janë përmirësuar, por këtë gjë e prisnim. Gjithsesi, edhe ne jemi një skuadër e fortë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë gjë”, tha Leclerc.

Unë kam besim te skuadra ime dhe jam i bindur se shumë shpejt do të shohim një Ferrari më të shpejtë në pistë. Presim përmirësimet në makinë, që do ta përmbysin situatën. Ne punojmë fort, ashtu sikurse kemi punuar gjatë dy viteve të fundit për t’u rikthyer protagonistë”, tha më tej piloti i “kokëkuqes”.

Sezoni është ende në fillim dhe po shohim një rivalitet të fortë me Red Bull. E rëndësishme është të jemi konstantë dhe të mos humbasim pikë. E dimë që do të jetë një sezon i vështirë, ku do të ketë edhe momente të vështira, por duhet të mos tërhiqemi në asnjë moment”, u shpreh Charles Leclrc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit