Leclerc optimist për Hungarinë: Pas podiumit mund të synojmë fitoren

26 Korrik 2021
12:30
Telesport
back button

Pas vendit të dytë në 10 ditë më parë në pistën e Silverstone, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, mendon për optimizëm për garën e radhës në Hungari (1 gusht). Ai mendon se “kokëkuqja” mund të arrijë një tjetër podium edhe në këtë pistë, ndaj sheh me shpresë sfidën e radhës.

Pas garës së fundit, është normale të jesh optimist. Mendojmë se mund të duelojmë edhe për fitore në Hungari, jo vetëm për podiumin. Gjithsesi, të jesh forca e tretë pas Red Bull dhe Mercedes është një fitore”, tha Leclerc.

Pista e Hungarisë nuk është as e shpejtë dhe as e avashtë dhe me një makinë të mirë dhe nëse gomat menaxhohen si duhet, mund të arrijmë diçka pozitive në Hungari. Gara e Silverstone, me të papriturat e saj, tregoi se gjithçka mund të ndodhë, ndaj duhet të përfitojmë nga mundësitë”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit