Leclerc shfryn dufin pas garës, bën punëtorin ngarkim-shkarkim te Ferrari (video)

17 Nëntor 2020
11:19
Telesport
back button

Charles Leclerc ishte duke prekur vendin e dytë në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Turqi, por pak metra larg finishit, në kthesat e fundit, gaboi dhe u rendit i katërti dhe humbi podiumin.

Natyrisht që piloti monogask i Ferrarit ka mbetur i zhgënjyer nga ai gabim që bëri në pistë dhe ka gjetur një mënyrë unike për të shfryrë dufin. Pas garës, ai ka ndihmuar skuadrën në çmontimin e garazhit Ferrari.

Leclerc ka ndihmuar mekanikët për çmontimin e pjesëve të “bokseve Ferrari” dhe transportimin e tyre në kamion. Këto momente janë filmuar dhe janë postuar në rrjetet sociale, me pilotin e “kokëkuqes” që bën punëtorin e ngarkim-shkarkimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit