Leclerc: U gënjeva nga garat e para, ky ishte një vit tranzicioni

21 Nëntor 2022
9:26
Telesport
back button

Dy fitoret në tri garat e para sezonale dhanë përshtypjen se Ferrari dhe Charles Leclerc mund të shpallej kampion bote këtë vit në Formula 1, por nuk ndodhi kështu. Gabimet nga më të ndryshmet që shoqëruan “kokëkuqen” këtë sezon ndihmuan Red Bull e Max Verstappen të fitojnë të dy titujt kampionë.

Leclerc, falë vendit të dytë të dielën në Abu Dhabi, u rendit i dyti edhe në botërorin për pilotë, një ngushëllim i vogël për monogaskun. “Jam i kënaqur, pasi nuk kishim ritmin e duhur për t’ia dalë mbanë, por detyruam Red Bull të përdorte një strategji të gabuar dhe ky ishte plani ynë fillestar”, u shpreh Leclerc.

Jam i kënaqur për vendin e dytë, pasi kishim shumë presion, por në këtë garë të fundit ishim të përkryer. Ky vendi i dytë në renditjen e përgjithshme shpresoj të jetë një shtysë si për mua ashtu dhe për Ferrarin për të bërë më mirë vitin tjetër. Shpresoj që ky të jetë një vit tranzicioni, për të fituar vitin tjetër”, tha Leclerc.

Nuk e mohoj, që objektivi vitin tjetër do të jetë titulli kampion. Për këtë vit, vendi i dytë ishte maksimumi. Nuk e mohoj që këtë vit mendova shpesh për titullin, sidomos pas garave të para, pasi ishim të shpejtë. Nga ana emotive, ishte një vit i vështirë, sidomos në mesin e sezonit, por do të na shërbejë si pikënisje për të ardhmen”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit